Medi
KOSOVËLAJME

Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu dalin para Gjykatës së Apelit

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu sot kanë dalur në Gjykatën e Apelit ku po mbahet seanca pas ankesës së palëve për aktvendimin e shkallës së parë.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit është mbyllur seanca për mediat, meqë ka të bëjë edhe me veprën dhunimi.

Medi

Apelit i ka ftuar palët që të paraqiten në seancën që do të mbahet në janar, pas ankesave të palëve që janë bërë në këtë Gjykatë.

“Është caktuar seanca e kolegjit në çështjen penale kundër të akuzuarit Dardan Krivaça për shkak të veprës penale dhunim nga neni 227 par.4 nën par.4.1 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës (KPRK-s) dhe vepres penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 dhe 1.4 te KPRK-se, si dhe kundër të akuzuarit Arber Sejdiu për shkak të veprës penale ndihmë në kryerjen e dhunimit nga neni 227 par.4 nënpar. 4.1 lidhur me par. 1 dhe nenin 33 te KPRK-se dhe veprës penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 nenpar. 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, duke vendosur sipas ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj-Departmenti për Krime të Rënda, mbrojtësit të akuzuarit Dardan Krivaça, av. Admir Salihu, mbrojtësve të akuzuarit Arbër Sejdiu, av. Arbnora Shefkiu dhe av. Avni Ibrahimi, si dhe përfaqësuesit të palëve të dëmtuara Muhabi dhe Valdete Osmani, av. Gazmend Rexhepi, të ushtruara kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departmenti për Krime të Rënda, 2022:132923 i datës 04.08.2023.”, thuhet në njoftimin e Apelit që e ka siguruar Dukagjini.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj të premten e 4 gushtit e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.
Ndërsa të akuzuarit Arbër Sejdiu i janë shqiptuar 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Dy të akuzuarit, Krivaqa dhe Sejdiu, megjithatë u liruan nga akuza e dhunimit, përkatësisht ndihmës në kryerjen e dhunimit, pasi sipas Gjykatës, nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar një gjë të tillë.

Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për ta fshehur veprën penale të dhunimit.

Krivaqa dhe Sejdiu u akuzuan për një sërë veprash penale, përfshirë atë të dhunimit, ndihmës në kryerjen e dhunimit, si dhe vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.

Aktakuza thotë se Sejdiu me dashje kishte ndihmuar Krivaqën në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Ai akuzohet se edhe pse ishte në dijeni se Krivaqa po kryente aktin e dhunimit, me dashje kishte marrë veprime në lehtësimin e kryerjes së kësaj vepre penale si dhe vazhdimisht kishte vëzhguar nëse ndonjë banor është duke lëvizur aty pari.

Që të dy akuzohen po ashtu se kanë tentuar t’i fshehin gjurmët e krimit, duke tentuar të fshehin pamjet e kamerave të sigurisë.

Weelnes