Market Florenti
KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës ndalon të dyshuarit për kontrabandë, njëri nga ta sulmon fizikisht policinë

Foto ilustrim

Ditën e djeshme Policia e Kosovës ka parandaluar një rast kontrabande në Viti, shkruan Mitropol.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1299 paketime duhani.

Medi

“Gjatë legjitimimit të personave të dyshuar, njëri nga ta ka rezistuar duke e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar ndërsa i dyshuari i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti është duke u hetuar.

Koha