KOSOVËLAJME

Tentoi të korruptonte policinë me 5 euro, arrestohet serbi

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast interesant që ka ndodhur në Piranë të Prizrenita.

Roadside
Market Florenti

Një patrullë policore e ka ndalur një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

“Me date 16.01.2023, rreth orës 16:30 një patrulle policore e Njësisë e së Rregullimit të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë”,thuhet në komunikatën e PK-së.

Tutje, Policia njofton se e ka arrestuar të njëjtin, pasi dyshohet për tentim për dhënie të rryshfetit.

“Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, Shtetas Serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove. I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri”, vazhdon njoftimi.