02LAJME

Shkon në 12 numri i minatorëve që pësuan nga derdhja e acidit

Sot rreth orës 13:00 disa minatorë të minierës së Trepçës kanë pësuar lëndime si pasojë e derdhjes së acidit, shkruan Mitropol.

Roadside
Market Florenti

Numri i minatorëve të lënduar ka shkuar në 12. Siç mësoi “Mitropol” dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Prej tyre 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegëje kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Përgjithshëm Mitrovicë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në komunikatën e spitalit.

Ndërsa 10 prej minatorëve të tjerë janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.