Serbët në veri nuk kanë probleme veç me shqiptarët dhe kryetarët shqiptarë të komunave. Disa nga ta nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët as mes vete, shkruan “Mitropol”.
Një rast i tillë u regjistrua dje në fshatin Leshak në Leposaviq rreth orës 12:15, ku policia ka arrestuar një serb nga Kosova si i dyshuar për rrahje, pasi për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas të Serbisë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Gjersa një serb tjetër u arrestua si i dyshuar për dëmtim të pasurisë së një tjetër serbi në Zveçan dje në ora 09:00.
Ai u shoqërua në Polici pasi ka thyer xhamin e lokalit të një pompe derivatesh të një bashkëqytetari të tij serb.
Me vendim prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Mitropol/