Medi
02LAJME

Grabitën e vodhën 4 çanta në veri të Mitrovicës, këta janë dy të arrestuarit

Foto ilustrim
Fushata

Nga data 11.01.2024 deri më 22.01.2024 në Mitrovicë të Veriut, kanë ndodhur katër raste të vjedhjes së çantave të krahut, shkruan Mitropol.

Medi

Rastet e cilësuara nga Prokuroria si “Grabitje”, “Vjedhje” dhe “Vjedhje e Rëndë”, kanë ndodhur ndaj grave të nacionalitetit serb.

TEB

Lajmin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se të dyshuarit janë arrestuar mbrëmë përballë shtëpisë së shëndetit në Mitrovicë të Veriut.

Të dyshuarit për kryerjen e veprave të lartëpërmendura janë Senad Hajdini 32 vjeçar dhe Njazi Salihu 26 vjeçar.

“Gjata bisedës me të dyshuarit, të njëjtit janë treguar bashkëpunues dhe kanë pranuar se i kanë vjedhur çantat dhe së bashku me të dyshuarit jane gjetur deri më tani 3 çanta së bashku me dokumentet”, tha Elshani.

Me vendim të Prokurorisë ndaj të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve./Mitropol

Market Florenti