Medi
02KOSOVËLAJME

Ekskluzive: Këta janë anëtarët e rinj të Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë

Këshilli i Bashkësisë Islame të Mitrovicës ka mbajtur sot zgjedhjet e rregullta të këshillit, njofton “Mitropol”.

“Mitropol” mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se pas procesit të votimit, anëtarë të këshillit, sipas renditjes me vota janë zgejdhur:

Dukato 1
  1. Ekrem Avdiu
  2. Burim Veliu
  3. Eroll Nesimi
  4. Jeton Peci
  5. Cena Bala
  6. Asllan Fazliu
  7. Fuad Ferati
  8. Bashkim Jashari

Kujtojmë se kryetar i deritashëm i KBI të Mitrovicës ishte hoxha Enis ef. Rama i cili në përfundim të mandatit mblodhi të gjithë imamët e Mitrovicës më 10 janar të këtij viti.

Ai falenderoi imamët, administratën si dhe anëtarët e Këshillit për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në aktivitete, si dhe kishte bërë thirrje që zgjedhjet e reja të mbaheshin në frymën vëllazërore e kolegiale./Mitropol/

Weelnes