Kjo është gjendja shëndetësore e punëtorit 21 vjeçar nga Mitrovica i cili ra nga kati i dytë gjatë punës në ndërtimtari

Dje në Mitrovicë të Jugut një burrë teksa ka qenë duke punuar në ndërtimtari, ka rënë nga kati i dytë, shkruan Mitropol.
Si pasojë e lëndimeve të marra ai është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.
Sinjali mëson se viktima i cili është një 21 vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore, përkatësisht thyerje në dy duart por është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është duke u hetuar, dhe me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.








