Premium Store
02LAJME

Pronarit të cilit dje iu bastis bastorja në Zveçan, sot iu gjetën thasë me rërë në një shtëpi private

Gjatë ditës së djeshme “Mitropol” raportoi ekskluzivisht se Policia e Kosovës kreu bastisje në një pronë publike të Komunës së Zveçanit, e cila u shfrytëzua nga organizatat terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut. Në atë objekt u gjetën thasë të mbushur me rërë, të cilat sipas policisë janë shfrytëzuar kur barrikadat u vendosën në veri në vitin 2022. Përveç atij objekti, policia bastisi edhe një objekt ku u gjetën pajisje të lojërave të fatit.

E vazhda e hetimeve të Policisë së Kosovës, ka vazhduar edhe sot, prej nga është bastisur një shtëpi private.

Medi

Këtë e ka konfirmuar për “Mitropol”, Zëvendës-Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Policia ka hasur në thasë të tjerë me rërë e që besohet të kishin qenë aty që nga koha e barrikadave në vitin 2022”, tha Elshani për “Mitropol”.

Tutje ai tha se pronari i kësaj shtëpie ku sot u gjetën thasët, njëherit është edhe pronari i shtëpisë ku dje u konfiskuan disa pajisje të lojërave të fatit, dhe ai aktualisht është duke u intervistuar nga policia.

Koha