Personi që vdiq dje në Skënderaj kishte probleme mentale, pësoi sulm kardiak pasi iu dha qetësues nga ekipet mjekësore

Foto ilustrim
Ditën e djeshme një person në Skënderaj ka vdekur në spital pas marrjes së tretmanit mjekësorë në shtëpi nga ekipet mjekësore, shkruan Mitropol.
Siç thuhet në raportin policor, viktima ishte me probleme mentale dhe atij i është dhënë një qetësues, pas marrjes së sëcilit viktima ka pësuar sulm kardiak.
“Pas disa minutave personit iu ka keqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në QKMF Skenderaj për trajtim, por mjeku kujdestar rreth orës 09:50 ka konstatuar vdekjen e tij pas një sulmi kardiak”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe hetimet janë duke vazhduar.








