02LAJME

Ministrja Rizvanolli me Kryeshefin e ri të Trepçës vizitojnë minatorët në minierë

Sot Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së Bashku me Zëvendësministrat Getoar Mjeku e Nenad Stanojević dhe Deputeten Arjeta Fejza vizituan ndërmarrjen e Trepçës dhe Minierën e Stan Tërgut, shkruan Mitropol.

Rizvanolli përmes një postimi njoftoi se së bashku me Kryesuesen e Bordit të Ndërmarrjes, Rrezarta Pllana, Kryeshefin Ekzekutiv, Bashkim Kurti dhe Drejtorin e Njësisë, Shyqri Sadiku i siguruan minatorët që në investmet e planifikuara në Trepçë, pajisjet e mjetet e punës, sigurisë e mbrojtjes për minatorët do të jenë prioritet.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

“Ishte përjetim i veçantë të flasim me ta për së afërmi e të përjetojmë ambientin e vështirë të punës që për minatorët është përditshmëri, por ishte edhe frymëzuese të shohim vullnetin dhe zellin e tyre për punë”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Bashkë me Zëvendësministrat Getoar Mjeku e Nenad Stanojević dhe Deputeten Arjeta Fejza sot vizituam ndërmarrjen e Trepçës dhe Minierën e Stan Tërgut.

Në Horizontin X takuam Fisnikun, Naserin e kolegët e tyre që punonin në nxjerrje të mineralit e mirëmbajtje të makinave të stërvjetruara.

Ishte përjetim i veçantë të flasim me ta për së afërmi e të përjetojmë ambientin e vështirë të punës që për minatorët është përditshmëri, por ishte edhe frymëzuese të shohim vullnetin dhe zellin e tyre për punë.

Së bashku me Kryesuesen e Bordit të Ndërmarrjes, Rrezarta Pllana, Kryeshefin Ekzekutiv, Bashkim Kurti dhe Drejtorin e Njësisë, Shyqri Sadiku i siguruam ata që në investmet e planifikuara në Trepçë, pajisjet e mjetet e punës, sigurisë e mbrojtjes për minatorët do të jenë prioritet.

Përkundër sfidave, Trepça ka nevojë që të gjithë të punojmë të unifikuar për të mirën e ndërmarrjes për ta sjellë Trepçën aty ku e meriton, si bosht i zhvillimit ekonomik e shoqëror të Mitrovicës dhe tërë atij rajoni.

Bordin dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë periudhë të vështirë për ndërmarrjen i falënderova, e menaxhmentit të ri u urova sukses.