KOSOVËLAJME

Ministri Krasniqi shmanget me përgjigje kur pyetet pse është ende aktive Komuna paralele në Graçanicë

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ftuar në T7 ka folur për aksionet që janë zhvilluar së fundi në Kosovë për mbylljen e komunave paralele.

I pyetur se cila është nevoja që ministrat të marrin pjesë në aksione të tilla, Kransiqi ka thënë se kanë kërkuar aprovim që të asistojnë në mbylljen e komunave paralele dhe se s’kanë qenë ministrat në aksion.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Nuk janë ministrat në aksion. Ne kemi bërë kërkesë për asistim për mbylljen e këtyre institucioneve që nga paslufta janë duke zhvilluar aktivitet ilegal”, ka thënë Kransiqi.

Krasniqi ka thënë se në Kosovë s’ka vend për komuna të tilla ilegale të cilat i shërbejnë Serbisë dhe jo Kosovës.

“Unë nuk kam informacion për komunën paralele në Graçanicw Kam informacione për komunën legale në Graçanicë dhe për problemet në këtë komunë. Ka ankesa të shumta nga qytetarët për mos përgjigje ndaj qytetarëve. Po trajtohen këto ankesa. Presim që në afate ligjore që t’i marrin veprimet, në mënyrë që çdo qytetarë i Graçanicw të ketë përgjigje sipas ligjit”, ka thënë Kransiqi në Frontal/Express