Disa organizata ia kërkuan dorëheqjen për qëndrimet ndaj LGBT+, Duda Balje: Kam të drejtë të mos i mbështes kërkesat e juaja

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka bërë një reagim pasi organizata e aktivistë të fushës së LGBT+ po i kërkojnë dorëheqjen pas qëndrimeve të saj ndaj këtij komuniteti, shkruan “Mitropol”.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo e ka përsëritur se nuk do t’i mbështes këto kërkesa.
“Asnjë pozitë, mendimi i askujt apo ndonjë presion nuk do mund të ndryshojë vendimet dhe qëndrimet e mia.” – ka shkruar ajo.
Balje thotë se e konsideron detyrë të saj të luftoj për një familje dhe shoqëri të shëndetshme, normale, tradicionale, për dispozitat e besimit tim dhe vendimet e shumicës dërrmuese të njerëzve në vendin tonë.
Postimi i plotë:








