E mitura shtetase amerikane në Mitrovicë është tërhequr me forcë dhe prekur në pjesët intime nga një i panjohur

Gratë dhe vajzat në Kosovë jo rrallë janë viktima të dhunës fizike, psikike e ngacmimeve dhe sulmeve të llojeve të ndryshme.
Ditën e djeshme në Mitrovicë një vajzë e mitur, shtetase amerikane ka qenë pre e një ngacmimi, shkruan Mitropol.
“Një person i panjohur me biçikletë duke e tërhequr me forcë e ka prekur në pjesët intime të trupit”, thuhet në raportin policor.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nexhip Dragaj” dhe rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”.
Lidhur me rastin nuk ka ende të arrestuar.








