Nisi në vitin 2009, por ndërtimi i rrugës Prishtinë – Mitrovicë nuk ka mbaruar ende.
Për rreth 15 vjet projekti u përcoll me probleme. Ende rreth dhjetë kilometra nga gjithsej 40 sosh kanë mbetur pa u përfunduar.
Punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë pritet të përfundojnë në fillim të vitit 2025, pasi Ministria e Infrastrukturës nënshkroi kontratë të re për këtë rrugë më 8 shkurt të vitit 2024.
“Ky projekt me probleme të shumta, ka qenë temë diskutimi për një kohë të gjatë dhe një ndër projektet më të stërzgjatura”, tha ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 8 shkurt./REL
Ndërtimi i rrugës Prishtinë – Mitrovicë, që kishte nisur në vitin 2009, nuk ka përfunduar ende.
Për rreth 15 vjet, projekti u përcoll me probleme. Një segment prej rreth dhjetë kilometrash, nga gjithsej 40 sosh, ende ka mbetur pa u përfunduar.
Punëtorë e pajisje u panë duke punuar në një segment të rrugës Prishtinë – Mitrovicë, shkurt 2024.
Rruga Prishtinë-Mitrovicë pritet të përfundojë në fillim të vitit 2025, pasi Ministria e Infrastrukturës nënshkroi kontratë të re për këtë segment rrugor më 8 shkurt të vitit 2024.