02LAJME

Policia për Mitropol: Rrethanat për vdekjen e viktimës në gurthyesin në Skenderaj mbeten ende të pasqaruara

Sot u raportua se një rast të rëndë që ka ndodhur në një vendpunishte, më saktësisht në një gurthyes në Çirez të Skënderajt ku një person ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë pasi dyshohet se u zu nga një ekskavator, shkruan Mitropol.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar për “Mitropol” edhe zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Zahiti ka thënë se rrethanat për vdekjen e viktimës janë tani të pa sqaruara, gjersa ka shtuar se njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore!”, ka bërë të ditur Zahiti.

Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes”, ka thënë mes tjetash Zahiti.

“Mitropol” mëson se viktima nuk ishte punëtor por klient i gurthyesit “Erti Sh.p.k”.