Premium Store
KOSOVËLAJME

Gjykata Komerciale vendos kundër Faton Pecit, i jep të drejtë “Patroni”-t

Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të N.T.SH “Patroni” për shtyrjen e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dikaster që udhëhiqet nga Faton Peci, e cila ditë më parë ka mbyllur këtë pompë të derivateve.

Sipas aktvendimit të nxjerrë, gjykata ka vlerësuar se ekzekutimi i vendimit do t’i sillte dëm kompanisë në fjalë dhe se vështirë do të riparohej.

Dukato 1

Po ashtu, gjykata vlerëson se në rast të ekzekutimit të vendimit të ministrisë, “Patronit” do t’i pamundësohej realizimi i fitimeve nga aktiviteti i tij ekonomik, e rrjedhimisht kjo do të ndikonte edhe në ndërprerjen e të ardhurave financiare për të punësuarit në këtë ndërmarrje.

“Shtyrja e ekzekutimit të vendimit nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe palës kundërshtare nuk i shkakton ndonjë dëm pasi që paditësi do të vazhdojë të paguajë kompensimin e të paditurit në emër të shfrytëzimit të pronës së paluajtshme sipas obligimeve kontraktuale deri në marrjen e një vendimi përfundimtar në gjykatë lidhur me çështjen kryesore sipas kërkesëpadisë”, thuhet tutje në arsyetimin e gjykatës.

Ministria e Bujqësisë kishte nxjerrë vendim përmes së cilit obligohet lirimi i dy pronave të shtetit përball objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në Prishtinë, e njëra nga to ishte “Patroni”.

Active 1