Active 2
KOSOVËLAJME

Mitrovica e Veriut mban për herë të parë seancë solemne në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka uruar të gjithë qytetarët për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se sot për herë të parë, pas 16 vjetëve do të mbahet seancë solemne në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Dukato 1

“Ne kemi vendosur si asambleistë që Kuvendi në këtë ditë madhështore të festojmë në kuadër të institucioneve tona. Siç e dinë është hera e parë, pas 16-vjetëve që po mbahet një seancë solemne, ku ne do t’i nderojmë qytetarët”, deklaroi ai në këtë seancë.

Edhe kryetari i kësaj komune Erden Atiqi uroi 16 vjetorin e pavarësi së Kosovës, në këtë mbledhje.

Ndërsa duke filluar nga ora 13:30 do të bëhet zbulimi i shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari në sheshin kryesor të Mitrovicës së Jugut.

 

Active 1