
Foto Ilustrim
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Vushtrri pasi i njëjti kishte shtënë me armë në ajër dhe gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja, shkruan Mitropol.
Sipas raportit të policisë në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 29 fishekë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.







