
Sot rreth orës 18:00 një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Rezallë, shkruan Mitropol.
Personi i cili u gjet i vdekur është një burrë i moshës i 77 vjeçare. Kështu ka informuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
“Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjarët e tij në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri.”, tha Zahiti për Mitropol.
Policia e Kosovës ka filluar hetimet lidhur me rastin, ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Mitropol/








