
Mëngjesin e sotëm, flamuri serb i cili ishte i vendosur në Kalanë e Zveçanit nuk është parë duke u valvitur aty, shkruan Mitropol.
Personat që e kanë hequr flamurin nuk dihen, raporton Kossev, transmeton Mitropol.
Zëvendës Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka marrë ankesa në lidhje me këtë rast.
“Nuk kemi marrë asnjë ankesë apo kërkesë për largimin e flamurit. Po ashtu policia nuk ka lidhje me atë rast”, ka thënë Elshani.
Kjo është hera e dytë që flamuri serb largohet nga kalaja. Ai ishte larguar para ca ditësh nga vet serbët për t’u zëvendësuar me një flamur të ri i cili nuk është më aty që nga mëngjesi i sotëm./Mitropol/









