Pellini
KOSOVËLAJME

E dhimbshme: Togeri i Policisë së Kosovës i jep fund punës në polici pas afro 21 vitesh punë

Pas 20 vite e rreth 10 muaj punë në Policinë e Kosovës, togeri Besnik Leci sot i dha fund karrierës së tij në polici, shkruan Mitropol.

Ai tregoi se tri vitet e para të karrierës i filloi në Stacionin e Veriut, ish stacioni tretë(3) i Policisë në Vranjevc. Prej aty në dhjetor të 2004 iu bashkua Forcave Speciale të Policisë, pikërisht në njësitin ROSU, më vonë të transformuar në NJSO, për të dhënë kontribut në këtë njësi deri në Tetor të vitit 2016. Pastaj kaloi në Inteligjencën e Divizionit Kundër Krimit të Organizuar për 4 vite të radhës. Tutje pas procesit të avancimit në gradën Toger kaloi nëpër stacione e njësi të ndryshme, dhe në fund, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në pozitën e Shefit të Njësisë.

Active 1

Leci tregoi se pas 21 vitesh rrugëtimin e tij në Polici ta ndërpresë për ta filluar një profesion tjetër.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar kolegë, familjarë e ju shoqëri

Po e ndaj sot me ju një lajm, duke filluar me një historiat të shkurtë rreth karrierës time.
Si një i ri, veç 22 vjeçar, entuziast, i motivuar, dhe shumë i përkushtuar për t`i shërbyer popullit tim dhe vendit tim, iu bashkova forcave të Policisë me 24 Shtator të vitit 2001.

Tri vitet e para të karrierës sime i fillova në Stacionin e Veriut, ish stacioni tretë(3) i Policisë në Vranjevc. Prej aty në dhjetor të 2004 iu bashkova Forcave Speciale të Policisë, pikërisht në njësitin ROSU, më vonë të transformuar në NJSO, për të dhënë kontribut në këtë njësi deri në Tetor të vitit 2016.

Pastaj kalova në Inteligjencën e Divizionit Kundër Krimit të Organizuar për 4 vite të radhës. Tutje pas procesit të avancimit në gradën Toger kalova nëpër stacione e njësi të ndryshme, dhe në fund, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në pozitën e Shefit të Njësisë.

Gjithë kjo periudhë kohore përfshinë hiq më pak se 20 vite e 10 muaj karrierë.
Me Policinë u rrita, me Policinë u pjeka, me Policinë u formova si personalitet dhe me Policinë u zhvillova profesionalisht.

Kontributi im në Polici ndoshta nuk ka qenë më profesionali dhe ndoshta jo i mjaftueshmi herë pas here, mirëpo jam shumë i sigurt që ka qenë kontributi më i ndershmi dhe më i moralshmi që një pjesëtarë i Policisë së shtetit mund të jap për vendin e tij, për çka jam shumë krenarë për të.

Pas gjithë kësaj jete dhe kontributi në Policinë e Kosovës dhe për Policinë e Kosovës, sot erdhi momenti që të ndaj rrugën profesionale time prej këtij institucioni, për të vazhduar një profesion krejt më ndryshe prej profesionit të policit.

Prej sot, zyrtarisht, me kërkesën time, nuk jam më pjesë e Policisë së Kosovës.

Ju kolegë të nderuar,
Ju falënderoj secilin veç e veç, dhe të gjithë së bashku që keni qenë krah meje dhe bashkë me mua në këtë pjesë të jetës sime, dhe për këtë kontribut që kemi dhënë së bashku për popullin dhe vendin tonë.

Ju falënderoj që më keni dhënë mbështetje aty ku kam pas nevojë,dhe që më keni dhënë kritika aty ku ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme. Ju falënderoj dhe njëkohësisht ju kërkoj falje edhe juve që ndonjë herë kemi pas mosmarrëveshje e mospajtime në çështje zyrtare,e asnjëherë në ato personale.

E di qe Policia e Kosovës ka pas, ka, dhe do të ketë djem dhe vajza që do t`i shërbejnë me nder dhe krenari vendit, ashtu siç ishte Enveri Zymberi, Triumf Riza e Sami Thaqi, me të cilët pata nderin dhe krenarinë të punoj për një pjesë të karrierës time, dhe shumë e shumë kolegë tjerë që kontributin e tyre e ngritën deri në shkallën më të lartë, atë të flijimit për atdhe.
Faleminderit të gjithë ju që rrugëtuam së bashku, faleminderit Policia e Kosovës që më dha mundësinë që përmes saj të jap kontributin tim të vogël në mozaikun e madh të sigurisë së popullit dhe Atdheut tim.

Zoti ju ruajt dhe ju ndihmoftë në misionin tuaj të shenjtë.
Policia e Kosovës,
Ke qenë, je, dhe do të mbetesh krenaria ime.
Toger Besnik Leci

Active 1