
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka postuar një fotografi me ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla.
Beqa ka shkruar në Facebook se me shumë krenari kujtuan ditët e lavdisë së kombit shqiptar.
“Në ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot me shumë krenari bashkë me një nga figurat historike të luftës, Azem Sylën, kujtuam ditët e lavdisë së kombit shqiptar.”, thuhet në postim.








