Aurora Group
02LAJME

Albin Kurti sot do ta vizitojë Mitrovicën

Kryemimistri Albin Kurti do të qëndrojë në Mitrovicë për të përurua një kampus që ishte përuruar edhe nga ish kryeministri Thaçi.

Me rastin e 11 vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, do të mbahet një manifestim rasti si dhe do të përurohet edhe kampusi universitar.

Premium Store

Në këtë manifestim pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,  Arbërie Nagavci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Komunës së Mitrovicës,  Bedri Hamza si dhe mysafirë të shumtë.

Manifestimi mbahet të mërkurën, 6 mars 2024, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (Amfiteatri A1), prej orës 11:00.

Koha