KOSOVËLAJME

8 Marsi do të shënohet me protesta në Kosovë

Marshi tradicional i kolektivit “Marshojmë, s’festojmë”, do të organizohet edhe sot për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Marshi, i cili ka për qëllim promovimin e të drejtave të grave, do të fillon në ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” për të përfunduar te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Ky nuk do të jetë aktiviteti i vetëm që organizohet për nder të kësaj date.

Paraprakisht, do të mbahet konferenca e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, do të organizojë një festë të veçantë në Prizren, në të cilën do të marrin pjesë qindra gra.