Active 2
02LAJME

Pacientët ankohen për pritje të gjata në korridoret e QKMF-së në Mitrovicë: “Prej mëngjesit kena prit deri në 11:00, s’kishte mjek”

 

Qytetarët vazhdimisht ankohen për shërbime të dobëta shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familje në Mitrovicë.

Dukato 1

Ankesa të tilla ka pasur edhe sot, ku pacientët janë ankuar për pritje me orë të tëra në mungesë të mjekëve në QKMF-në e Mitrovicës.

Në fotot e dërguara në redaksinë e VeriuInfo, shihet dhjetra pacientë duke pritur në korridorin e QKMF-së, për shkak të mungesës së mjekëve.

“Prej mëngjesit jena prit, sepse aty nuk kanë qenë as kirurgu e as kardiologu. Nuk kanë ardh deri gati në ora 11:00”, ka thënë një pacient.

Ndryshe, Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës që udhëheqet nga drejtori Fahri Shabani, i ka ‘specialitet’ postimet në rrjetet sociale, ku pretendon se po bën investime në objektet shëndetësore, sidomos ato nëpër fshatra, por që QKMF-ja ku marrin shërbime shëndetësore e gjithë Mitrovica po vazhdon të karakterizohet me papërgjegjësi e dështim në menaxhim./VeriuInfo

Dukato 1