Aurora Group
KOSOVËLAJME

Polici i Kosovës mashtrohet me një qese Red Bulla, nuk e dënon të riun që shkeli rregullat e trafikut

Rastet kur Policia e Kosovës nuk i dënon qytetarët për shkeljen e rregullave në trafik janë të shpeshta. Kjo për shkak se vozitësit i japin diçka në këmbim që të mos gjobiten.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në magjistralën Prishtinë-Ferizaj.

London

Në një video të dërguar nga lexuesit e Insajderit, shihet shoferi i një veturë të tipit Mercedes duke ia dhënë policit që e kishte ndalë një qese me Red Bulla.

Sipas burimit, qytetari ia dhuroi pijet zyrtarit policor që të mos ta dënojnë.

Më pas në video shihet se polici e fut qesen me pije në automjetin zyrtar, ndërsa vetura e qytetarit largohet nga vendi.

 

Koha