Aurora Group
KOSOVËLAJME

Ministria e Bujqësisë mbyll përfundimisht pompën e derivateve “Patroni”

Ministria e Bujqësisë i ka vendosur sot përfundimisht shiritat te pompa e derivateve ‘Patroni’, e cila ndodhet përball objektit të AKI-s në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë ndaluan sot operimin e biznesit, në pronësi të afaristit Habib Morina, pasi shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale vendosi në favor të ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci.

Weelnes

Siç shkruan agjencia e lajmeve Ekonomia Online, inspektorë të asistuar nga Policia e Kosovës kanë vendosur përfundimisht shiritat në pronën që gjendet përballë objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në Prishtinë.

Më 1 shkurt të këtij viti, Ministria e Bujqësisë ndërmori aksion për lirimin e dy pronave në afërsi të objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Njëra nga pronat shfrytëzohej me qira nga pompa e derivateve ‘Patroni’. Megjithatë, Ministria e Bujqësisë vendosi që kontrata e qirasë për pompën e derivateve të mos vazhdohej.

Ministri Peci ka paralajmëruar se në të njëjtin lokacion pritet të nisin procedurat për ndërtimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë. /Paparaci.com

Active