KOSOVËLAJME

Serbia e quan “invazion imagjinar” alarmimin e Kurtit për afrimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka alarmuar mbrëmë për situatën në kufi të vendit, ku tha se njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur disa metra larg kufirit, teksa publikoi edhe pamje. Kurti tha se se janë nën vëzhgim, por që ky afrim nuk është normal.

Ky shqetësim i Kosovës nuk po i duket i arsyeshëm shtetit të Serbisë.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Sekretari Shtetëror në ministrinë e mbrojtjes të Serbisë, Nemanja Staroviq, ka thënë se kryeministri Kurti “po imagjinon një ivazion”, teksa thotë se këtë po e bën për të mbuluar “ngacmimin dhe represionin institucional të vazhdueshëm kundër serbëve që jetojnë në Kosovë”.

Ai po ashtu e ka akuzuar kryeministrin Kurti për “okupim në stil ushtarak” të veriut të Kosovës, dhe për ndalim të serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri vitin e kaluar.

“Alarmimi i pabazë i shërben shumë mirë qëllimit të Kurtit, pasi shpërqendron vëmendjen nga vuajtjet e popullit serb nën grushtin e tij të hekurt dhe e përshkruan Kosovën si viktimë të ndonjë ‘pushtimi’ të imagjinuar që nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë”.

“Për të përsëritur edhe një herë, me zë të lartë dhe qartë, forcat e armatosura serbe nuk kanë hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe nuk do të hyjnë kurrë, derisa të lejohen nga KFOR-i, siç parashikohet në rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Pyetja e duhur për të bërë do të ishte se çfarë po bëjnë njësitet e militarizuara mono-etnike shqiptare të policisë së Kosovës në veri të Kosovës, pasi vendosja e tyre e përhershme në zonë shkel Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, Marrëveshjen e Brukselit dhe shumë marrëveshje të tjera”.

“Kjo video e veçantë e shpërndarë nga Kurti në fakt përfaqëson një patrullë të rregullt të kryer nga forcat tona përgjatë kufirit administrativ, të koordinuar ngushtë me KFOR-in, siç ndodh gjithmonë”.