KOSOVËLAJME

O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për vendimin e BQK-së që përjashton dinarin nga përdorimi, duke thënë se duhet të zbatohet në një mënyrë që i lejon njerëzit të paguajnë për gjërat e tyre të përditshme.

“Rreth vendimit të BQK-së, Përfaqësuesi i BE-së Lajcak ka ardhur me disa ide shumë specifike. Asnjë qeveri nuk duhet të varfërojë qytetarët e vet. Dhe ne shohim në veri të Kosovës që është e vështirë për disa individë të blejnë gjërat që iu duhen për jetën e përditshme. Gabriel Escobar ka qenë atje për të parë vetë. Ky vendim është zbatuar në një mënyrë që e bën të vështirë jetën e përditshme. Kjo s’është kompetente. Vendimi duhet të implementohet në një mënyrë që i lejon njerëzit të paguajnë për gjëra që iu duhen në përditshmëri. Kjo nënkupton që të bëhet një hap prapa. Të lejohet të hyjë ndonjë valutë euro, dinar, kjo është ajo që emisari Lajcak po e diskuton”.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

“Duam që ky vendim të rishikohet dhe të implementohet në atë mënyrë që i lejon njerëzit të paguajnë për mallrat që u nevojiten në jetën e përditshme.

O’Brien i bëri këto deklarata në një bisedë me gazetarët online.