
Foto ilustrim
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pas një bastisjeje që kreu në një lokal në Rrugën “Lagja e Muhaxherëve” në Shipol të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.
Bastisja u krye mbrëmë në orën 21:20 nga njësitë policore që kanë vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
“Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 86.6 gram, një peshore digjitale, një telefon dhe para të gatshme.”, thuhet në raportin policor.
Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje./Mitropol/








