Medi
KOSOVËLAJME

Memli Krasniqi: Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë

Sot është raportuar se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë ditës do të njoftoj se Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur që për kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme të dërgojnë kryetarin aktual të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamzën.

Këtë e konfirmoi Krasniqi me anë të një postimi në facebook.

Aurora Group

“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt!

Të priftë e mbara, Kryeministër!”, u shpreh Krasniqi.

Active 1