KOSOVËLAJME

“E kane kandidatin perfekt per kryeminister”, Berat Buzhala rendit arsyet pse Bedri Hamza duhet votuar për kryeministër

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka prezantuar zyrtarisht Bedri Hamzën, si kandidat të ardhshëm për kryeministër të Kosovës, shkruan Mitropol.

E menjëherë pas këtij njoftimi, gazetari Berat Buzhala ka renditur 8 arsyet pse Bedri Hamza duhet të votohet për kryeministër të Kosovës.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

Postimi i plotë:

Bedri Hamza

– Eshte ministri i fundit i financave qe pagat ne sektorin publik i ka rrite 50 dhe 100 perqind – dhe kete e dine edhe mesuesit, edhe policet edhe administrata;

– Eshte ministri i fundit i financave, qe ka arrite me e rujte stabilitetin financiar te shtetit, e ne te njejten kohe duke gjete mjete financiare me i ndertu dy autostradat ne vend, e mijera kilometra rruge te tjera;

– Eshte ministri i financave, guvernatori i Bankes Qendrore dhe kryetari i komunes qe nuk e ka asnje afere korruptive, qe jeton ne nje banese ne Mitrovice, qe ben jete normale, pa xhipa e pa bodigarda;

– Eshte ministri i vetem qe u ka thene JO kryeministrave, kur ata kane deshte me e detyru me votu vendimet qe ky i konsideru te demshme per shtetin dhe per buxhetin;

– Eshte ministri i financave qe e ka dyfishu buxhetin, e bashke me dyfishim te buxhetit edhe dyfshim te investimeve kapitale, e jo lojera statistikore;

  Eshte ministri i financave, qe edhe perkunder gjithe ketyre zhvillimeve financiare, ka arrite qe te ruaj raporte fantastike me Fondin Monetar Nderkombetar, Banken Boterore si dhe aleatet kryesor te vendit tone;

– Ata qe e njohin, tregojne qe ka qene studenti me i mire i gjenerates se tij;

– Eshte me prejardhje nga Drenica, ku gezon mbeshtetje te gjere popullore, por eshte i pelqyer anekend Kosoves, perfshire edhe prej kolegeve te tij nga PDK, qe sot i drejtojne disa prej qyteteve kryesore ne vend;

Votuesit e Partise Demokratike nuk e kane asnje ARSYETIM qe te hetizojne t’ua mesyejne kutive te votimit, diten e zgjedhjeve. E kane kandidatin perfekt per kryeminister.