KOSOVËLAJME

Haradinaj uron Pashkët – Feston me familjet Kolaj dhe Lekaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar festën e Pashkëve.

Haradinaj ka thënë se jemi të bekuar me vlerat unike të kombit tonë.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

“Sipas traditës sonë të çmuar, bashkë me kolegë sot kam ndarë gëzimin e festës së Pashkëve me familjet Kolaj në Zllakuqan dhe Lekaj në Novosellë. Po ashtu, në këtë ditë feste, qëndrova në familjen Musaj në Ratishë të Deçanit, me të cilën na lidhë historia e sakrificës dhe lavdisë. Sikur Shkëlzeni e Pashku në kohërat e vështira, miqësia me këtë familje po trashëgohet nga brezi i ri në liri. Të bekuar me vlerat unike të kombit tonë! Për shumë mot Pashkët. Festofshim gjithmonë të bashkuar”, është shprehur Haradinaj.