
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se kryeministri Albin Kurti shkoi në veri që ‘ta mashtrojë Lulzim Hetemin’.
“Tani ai po mundohet me mbulu disa lëshime që po i bënë i bërë edhe për tu arsyetuar kryesisht tekë votuesit e tij. Ishte rasti i tokës për Manastirin e Deçanit. Tani lëshimi tjera ose letra e tre udhëheqësve institucional ishte pastër marrje e obligimit për zbatim të asociacionit. Njëkohësisht organizmi i peticionit, aty ku ka shkuar Kurti, Kurti po paguan pare për të shkarkuar atë, pra zotin Hetemi, shume palogjike. Me siguri ka shkuar të mashtrojë edhe Lulzimin me i thënë është patriotike me të shkarkuar me peticion përmes serbëve”, ka thënë ai, raporton EO.