Hoti: Qeveria i dëmshpërbleu me 8.5 mln euro kompanitë që kishin kontrata me shtetin shkaku inflacionit – injoroi mësuesit, mjekët, policët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 milionë euro për shkak të inflacionit.
Kështu ka shkruar ai duke iu referuar raportit të buxhetit të vitit 2023.
Më tutje, ai ka shtuar se janë neglizhuar mijëra njerëz nga kategori të ndryshme – përkundër përballjes me inflacionin.
“Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civil, ushtarë, pensionisë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera. Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit”.
“Pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori”, ka shkruar Hoti.







