
Një person është rrëmbyer dje nën kërcënimin e armës, shkruan Mitropol.
Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri, i dyshuari nën kërcënimin e armës e ka detyruar të hyj në automjet dhe kanë vazhduar në drejtim të Prishtinës, ku viktima ka arritur të largohet.
”Ndërsa i dyshuari i ka marr automjetin viktimës dhe është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati.”, thuhet në raportin policor.
Rasti është në procedurë hetimore.







