Medi
02LAJME

Dëmtimet e shumta të objektit; Nxënësit e SHFMU “Ismail Qemali” nga online do zhvillojnë mësimin fizikisht në një objekt tjetër

Për shkak të dëmtimeve të shumta në objekt, nxënësit e ShFMU “Ismail Qemali” tash e një muaj e kanë zhvilluar mësimin online, shkruan Mitropol.

Por nga e hëna e javës së ardhshme, mësimi do të zhvillohet fizikisht në një objekt tjetër.

Weelnes

Mësimi do zhvillohet me dy ndërrime, i pari nga ora 07:00-10:00 kurse i dyti nga 10:15-12:45.

Njoftimi i plotë nga SHFMU “Ismail Qemali”:

Të nderuar prindër, mësimdhënës,
Shumë të dashur nxënës,

Njoftoheni se mësimi do të vazhdoj me prezencë fizike ditën e Hënë (datë 15.04.2024) në objektin e SHMLM “Dr. Xheladin Deda”.

Ndërrimi i parë fillon nga ora 07:00 deri në ora 10:00, ndërkaq ndërrimi i dytë fillon nga ora 10:15 deri në ora 12:45.

Klasët të cilat përfshihen në ndërrimin e parë janë: II-3, III-1, III-2, III-3, IV-1, IV-3, V-1, V-3 dhe klasët VI-IX.
Ndërsa, në ndërrimin e dytë përfshihen:
I-1, I-2, I-3, II-1, II-2, II-4, III-3, IV-2,V-2 si dhe klasët prafillor.

Në vijim, gjeni orarin e ziles.

Koha