AVUK konfirmon fletëparaqitje për Gjykatë ndaj Interex, shkak mungesa e kushteve higjienike në sektorin e shitjes së mishit

Supermarketi Interex në Mitrovicë është inspektuar nga inspektorët veterinar, të cilët kanë gjetur parregullësi në mënyrën e menaxhimit higjienik në sektorin e shitjes së mishit.
Këtë e ka konfirmuar për Veriu.info edhe zëdhënësi i AVUK-ut, Lamir Thaçi, i cili ka treguar se ndaj Interex është iniciuar fletparaqitje në gjykatë.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise, zyra regjionale Mitrovicë, përmes inspektoratit veterinar ka inicuar fletëparaqitje për Gjykatë ndaj subjektit Interex në Mitrovicë, për shkak të mungesës së kushteve higjinike në sektorin e shitjes se mishit”, ka thënë zëdhënësi i AVUK, Lamir Thaçi.
Ai ka bërë të ditur se subjekti Interex në Mitrovicë do të mbahet nën mbikëqyrje për përmirësim të kushteve sipas urdherësave të dhëna.







