KOSOVËLAJME

Vrasjet e grave në Kosovë, aktivistët e PSD-së dorëzojnë një plumb para Qeverisë

Screenshot

Partia Socialdemokrate ka mbajtur të martën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Aktivistët e PSD-së, kanë dorëzuar një plumb në hyrje të objektit, si shenjë proteste për vrasjet e grave në Kosovë.

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Donjeta Demolli, tha se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e grave në Kosovë.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Përderisa kjo Qeveri dhe Presidenca po defilojnë nëpër samite të paqes duke i treguar botës se çka është paqja e duke kompozuar këngë në jetë paralele ku gratë po përballen me plumba është duke ndodhur në Kosovë. Kjo është treguesi më i qartë që performanca dhe simbolikat e Qeverisë dhe Presidencës nuk ua kanë nderuar jetën grave”,u shpreh ajo.

Ajo tregoi edhe simbolikën e sjelljes së një plumbi para objektit të Qeverisë.

“Kjo Qeveri nuk e ka gajle për viktimizimin e grave, faktikisht është kjo Qeveri që dëshiron gratë me i mbajt të viktimizuara sepse kështu na e kërkon dëgjueshmërinë. Mirëpo ne e refuzojmë këtë rol dhe kemi me luftu për barazi. Shteti e ka obligim, përgjegjësi ekskluzive me e mbrojt jetën e grave dhe me e parandalua dhunën. Është kjo Qeveri që është aspiruesi kryesor. Ne sot si shenjë simbolike kemi sjell një plumb, plumbi është çasti i fundit, shënon çastin e fundit me të cilin është përballur një grua e vrarë në Kosovë. Ato nuk mund të flasin dhe nuk mund të luftojnë më por ne kemi përgjegjësi, kemi obligim dhe do të luftojmë për jetën e gruas në Kosovë”, tha tutje Demolli.