KOSOVËLAJME

Range Roverit të Armend Mujës i del regjistrimi, Policia ia sekuestron tabelat

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, Policia e Kosovës ia ka sekuestruar tabelat e veturës së tij, të tipit Range Rover. Nacionale mori sot informacione që një gjë e tillë ka ndodhur pasi që deputeti i pushtetit nuk ka pasur regjistrim.

Pasi pyetëm Mujën, ai na e konfirmoi një gjë të tillë.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Une jam ne SHBA ka nje jave ne takimet vjetore te Bankes Boterore. Eshte e mundshme qe ti kete dale regjistrimi por nuk jam aty per te rregulluar.” – tha fillimisht ai.

Megjithatë, Muja nuk la pa e sulmuar mediumin, duke pretenduar se “jemi informuar nga dostat”

“Shume interesant sa me shpejtesi paskan reaguar dhe ju paskan informuar – goxha po doket si ai rrjeti i vjeter Gani Thaci- Sami Mazreku, e te cilet mediumi juaj i ka dosta”.

Ndryshe, nuk dihet se kur Muja e ka blerë veturën e re.

Në deklarimine tij të pasurisë gjatë vitit të kaluar, ai si pasuri të luajtshme kishte deklaruar një veturë në vlerë të 6 mijë e 400 euro.