MPJD ka njoftuar se qytetarët e Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë: E kemi njoftuar QUINT-in

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka bërë të ditur se qytetarët që janë ndaluar në kufi me Kroaci, janë ndaluar edhe në kufi me Hungarinë. MPJD ka njoftuar se të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale dhe ato të autobusëve, derisa disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se qytetarët e Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë dhe tek vendkalimi kufitar te Dheu i Bardhë, të njëjtit nuk po lejohen as të lëvizin përpara e as të kthehen pas.
“Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas”, ka njoftuar MPJD.
Në njoftim thuhet se të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale dhe ato të autobusëve, derisa disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.
“Pas veprimeve arbitrare të Serbisë, institucionet tona, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e KUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe presim që kjo situatë të përfundojë shpejtë”, thuhet tutje në njoftim.