
Purvis me gjatësi prej 193 centimetrash, është vetëm 29 vjeçar dhe sezonin e kaluar ishte tek KB Trepça, pas 5 ndeshjeve që ka luajtur në Uruguai me Hebraican tek të cilët kishte mesatare prej 10 pikëve, 3.2 asisteve e 3.2 kërcimeve për ndeshje.
Veç me Hebraican, ai gjatë atij sezoni, ishte angazhuar edhe tek Cherkasky Mavpyn në Ukrainë me 10.3 pikë, 3.8 asiste e 2.3 kërcime në 19 ndeshje.
Purvis arriti kulmin e karrierës së tij në NBA, ku kishte luajtur për Utah Jazz në ligën verore më 2017 e më pas luajti edhe për Orlando Magic në stinorin 2017/18, për të performuar më pas edhe në skuadrat e Oklahomas, Bostonit dhe Miamit, por aty nuk pati paraqitje zyrtare.
Purvis në Evropë luajti me Hapoel Tel Avivin në stinorin 2019/20, por një kohë edhe në Serie A të Italisë me Cantun, derisa në 2020/21 luajti te Bergamo poashtu në Itali, por në këtë stinor luajti pak edhe te Szczecini në Poloni./Mitropol/








