KOSOVËLAJME

Deputeti i PDK-së merr një dele lodër në Kuvend: Qeveria po kujton se po flet me to

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka kritikuar qeverinë Kurti lidhur me raportin e fundit të DASH-it për të cilin edhe po diskutohet gjithë ditën në Kuvendin e Kosovës.

Madje ai ka marrë edhe një dele lodër, si ilustrim se qeveria nuk është duke folur me të tillë.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Ai tha para deputetëve se njerëzit e qeverisë Kurti dallojnë në stil të flokëve e në gjatësi, por që në thelb sipas tij janë të njëjti “të gjithë hajna”.

“Me besu këtyre rrenave që ska korrupsion, krijohet përshtypje që po mendoni se jeni duke folur me dele. Qytetarit të Kosovës nuk i ka triumfuar iracionaliteti hala për mu bë dele. Ata ikin se s’ka vende të punës. Martin Berishaj është aferë milionëshe, poashtu Ragip KEKU është aferë milionëshe, kontratat njëburimore, e mu çu me thënë ska korrupsion. E kuptoj që është “zerzelja” e fushatës zgjedhore, por deri këtu se kam mendu që shkon. Raporti e ka kryefjalë që thotë se ka korrupsion serioz qeveritar, dhe kur thotë qeveritarë janë këta këtu mbrapa. Këta dallojnë në frizura e gjatësi, por në thelb janë njësoj, janë të gjithë hajna”, tha ai në Kuvend.