KOSOVËLAJME

Burgu i Dubravës: Parandalohen dy raste të kontrabandës, tentuan të fusin dy telefona dhe 750 euro

Në Burgun e Dubravës, oficerët e Shërbimit Korrektues kanë arritur të parandalojnë dy raste të futjes së kontrabandës.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitori është tentuar të futen mjete monetare në vlerë prej 750€. Po ashtu, në sallën e vizitave, një familjar ka tentuar të futë dy telefone brenda qendrës në mënyrë të fshehur”, thuhet në njoftimin e Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

Oficerët korrektues kanë reaguar menjëherë duke lokalizuar mjetet monetare dhe telefonat.

Vizitat janë anuluar, ndërsa për të dyja rastet është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Dy të burgosurit ndaj të cilëve kanë qenë të dedikuara mjetet monetare dhe telefonat janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në njoftim.