KOSOVËLAJME

Deputejta e LDK: Kurti e Aliu gënjyen publikisht për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, do të mbahen mend si qeveri e mashtrimeve

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar lidhur me gjendjen e rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Ajo ka thënë se disa herë në Kuvend e ka ngritur për diskutim çështjen e kësaj rruge, derisa thotë se për të njëjtën kryeministri Albin Kurti dhe ministri Liburn Aliu kanë gënjyer publikisht duke thënë se do të përfundohet brenda 12 muajve.

Deputetja e LDK thotë se ajo që po ndodh me këtë rrugë është një e padrejtë që po iu bëhet qytetarëve të Mitrovicës.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti pas 4 vitesh pushtet do të mbahet mend si qeveri e mashtrimeve pa asnjë punë të mirë.

Reagimi i plotë:

Mashtrimet e Qeverisë për rrugën Prishtinë-Mitrovicë nuk kanë të ndalur

Disa herë e kam ngritur çështjen e rrugës Prishtinë-Mitrovicë në Kuvend dhe në reagime publike. Ministri Liburn Aliu dhe Kryeministri Kurti patën gënjyer publikisht duke thënë se kjo rrugë do të përfundoj brenda 12 muajve.

Kontrata me kosto 25 milionë euro për ndërtimin e kësaj rruge paska afat kohor prej 25 muajve për përfundimin e punimeve. Mashtrimet për vite me radhë dhe torturimet që po ju bëhen qytetarëve të Vushtrrisë e Mitrovicës është e padrejtë dhe do të ndëshkohet nga qytetarët për këto premtime të parealizuara e mashtrime koti.

Për 4 vite pushtet qeveria Kurti nuk do ta përfundoj rrugën për Mitrovicë dhe asnjë investim tjetër kapital. Do të mbaheni në mend si qeveri e mashtrimeve dhe Qeveri pa asnjë punë të hajrit.