KOSOVËLAJME

Mirena: Kurtit po i bjen maska më shpejt se që kam mendu

Gazetari Ilir Mirena, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Qeverisë, ku Kurti e pranoi se Asociacioni është kusht për anëtarësimin e Kosovës për në KiE, siç thotë ai nga kryetqytetet evropiane.

Market Florenti
Roadside

Mirena në lidhje me këtë ka thënë se “rrena dhe mashtrimi i fundit i Kurtit, doli në sipërfaqe sot”.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

Sipas gazetarit Kurtit po i bjen maska më shpejt se që ka menduar, por dëmi sipas tij për vendin, është shumë i madh.

E plotë:

Rrena dhe mashtrimi i fundit Albin Kurtit sot i doli ne siperfaqe.

Maska po i bjen, shume me shpejt se qe e kam mendu, ama dami qe i eshte be vendit eshte shume i madh. Ndoshta i pariparueshem.

Nese ndonjehere pushon ku karusel i çmendurise kurtiane, ku e ka fut edhe votuesin e vet, dhe ky vend futet ne binare normaliteti, duhet me e mendu seriozisht nje gjykate te veçante per Vetevendosjen dhe Kurtin.

K’ta duhet me dhane pergjegjesi per krejt damet qe ia kane ba Kosoves, prej kur jane formu me 2005, e deri me sot.

Gati 20 vjet sulme mbi gjithçka te ketij vendi, eshte shume. Teper shume.

K’so sulme do ta sfilitnin edhe nje shtet shume me te konsoliduar ekonomikisht, politikisht e ushtarakisht, e lene mo nje shtet te sapoformuar me nje mije e nje probleme, si Kosova….