KOSOVËLAJME

Sveçla dhe Hoxha vizitojnë policin që u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot kanë vizituar pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Januz Veselaj i cili u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit, shkruan Mitropol.

Sveçla tha se e ka përgëzuar Veselajn për reagimin e shpejtë e profesional si dhe për rezistencën përballë plaçkitësve që rrezikuan jetën e tij.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Kryesit e këtij akti dhe kushdo që do të tentojë të kryejë akte të tilla, do të përballet me gjithë forcën e ligjit.”, u shpreh mes tjerash Sveçla.