KFC
KOSOVËLAJME

Nuk e ngriti në gjysmështizë flamurin për terroristët e vrarë në Banjskë, Serbia e çon në Gjykatë kryetarin e Bujanocit

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka njoftuar se me ftesë të Gjykatës për Kundërvajtje në Vranjë, dega në Vladiçin Han, sot është paraqitur në zyrat e kësaj gjykate me akuzën për mos ulje të flamurit shtetëror në gjysëm shtizë me rastin e shpalljes ditë zie të datës 27.09.2023 që ka të bëjë me rastin e Banjskës së Zveçanit të Republikës së Kosovës.

Ai tha se i vie keq që akoma ka njerëz të atillë që përmes letrave anonime duan ta akuzojnë dhe ta pengojnë në ushtrimin e detyrës së kryetarit të komunës.

Roadside

“Besoj që edhe kësaj here, si shumë herë më parë, do të dal faqebardhë.

TEB

Derisa unë të jem kryetar, terroristët nuk do të gëzojnë respekt.

Ecim përpara!”- ka shkruar Nagip Arifi në “Facebook”.

Koha