KOSOVËLAJME

Mehmetaj: PDK-ja dëshiron të hyjë në Qeveri me VV-në, do t’i keq-shfrytëzojë krerët e UÇK-së në Hagë

Teksa ka komentuar darkën në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetari të PDK-së, Memli Krasniiq, gazetari, Lirim Mehmetaj, ka thënë se PDK-ja dëshiron të hyjë në Qeveri së bashku me VV-në.

Kështu, sipas Mehmetajt, PDK-ja do t’i ‘keq-shfrytëzojë” krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Por, Kurti, thekson Mehmetaj, nuk mendon ashtu, siç po do PDK-ja.

“Këta po donjë me hi në Qeveri me VV-në. Rrëfimin me siguri e kanë ndërtu edhe për elektoratin, kanë me i keqshfrytëzu ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Duke thënë se me ne në qeverisje do të bëjmë diplomaci aktive, do të sigurojmë fonde që mos të ketë probleme të tilla. Por te jeni të bindur që Kurti, nuk i merr këta në Qeveri. Çka bën Kurti mjeshtërisht, është kë dëshiron me e zbutë opozitën para zgjedhjeve, që këta mos me qenë agresive ehde mos me i theksuar skanlet edhe terrorin e kësaj qeverisje”, ka thënë Mehmetaj.